Vrasja e trefishtë në Tiranë, zbulohen identitetet e viktimave (EMRAT-DINAMIKA E NGJARJES)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:26 14-01-2019 Vrasja e trefishtë në Tiranë, zbulohen identitetet e viktimave (EMRAT-DINAMIKA E NGJARJES) Foto: Nga vendngjarja

Daline detajet e para për vrasjen e trefishtë në Tiranë.

Në zonën e Astirit, mëngjesin e sotëm dhëndri ka vrarë vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas ka qëlluar veten.

Dinamika e ngjarjes: 

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone”, dhëndri Majlind Lala ka vrarë vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas ka qëlluar veten. Viktimat janë Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala.

Pasi ka qëlluar vjehrrin dhe vjehrrën, dhëndri ka dalë nga banesa e tyre dhe si duket i tronditur nga ajo që bëri ka qëlluar me pas veten.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat. Pasi ka mbërritur në vendngjarje, policia ka gjetur viktimat, çiftin e vrarë brenda në  shtëpi, ndërsa dhëndri është gjetur poshtë ballkonit të banesës me pistoletën në dorë dhe i plagosur.

Fillimisht ai është gjetur me shenja jete nga policia, dhe është dërguar në spitalin e Traumës, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas të dhënave të deri tanishme Majlind Lala ishte divorcuar me vajzën e viktimave. Nevila Mata. Kjo e fundit në momentin kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë e pranishme në banesë, pasi ndodhet në Suedi.

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë një konflikt i hershëm.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TTTTTT.png

TTTTTT.png

TTTTTTAAAAA.png

RRRRRAAA.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Kodrat duket sikur kanë përqafuar vijën bregdetare...', 'The Washington Post' ARTIKULL dedikuar Shqipërisë (E PLOTË)
Dita e 5-të e ngujimit nëpër fakultete, studentët të vendosur: Do të qendrojmë këtu »
Article Logic
Execution time: 0.013384103775024
array(1) { ["section"]=> string(94) "vrasja-e-trefishte-ne-tirane-zbulohen-identitetet-e-viktimave-emrat-dinamika-e-ngjarjes-148678" }