Vrasja e vëllait të Talo Çelës, sekuestrohen disa kamera sigurie në aksin Elbasan-Broshkë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 21-09-2020 Vrasja e vëllait të Talo Çelës, sekuestrohen disa kamera sigurie në aksin Elbasan-Broshkë FotoMontazh: Bujar Çela - Talo Çela

Katër ditë më parë u ekzekutua me breshëri plumbash në një lokali Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela.

Në lidhje me këtë ngjarje grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera në aksin Elbasan-Broshë. Bëhet me dije se kamerat janë sekuestruar për të bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së Bujar Çelës.

Mësohet se janë ngritur pika kontrolli e asistuar nga FNSH, në afërsi të vendit ku u vra 50-vjeçari, raporton ‘abcnews’.

50 vjeçari është vrarë në orën 05.45 katër ditë më parë, sapo ka zbritur nga makina e tij për të pirë një kafe.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar Erion Alibej, i cili përdorte dhe emrat Arben Dylgjeri dhe Andrea Alibej.

Burime bënë me dije se Alibej është dhe porositësi i vrasjes së Bujar Çelës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Gjithashtu Alibej akuzohet si porositës i dy vrasjeve që ndodhën gjatë muajit korrik në Elbasan, ku u vra Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011336088180542
array(1) { ["section"]=> string(95) "vrasja-e-vellait-te-talo-celes-sekuestrohen-disa-kamera-sigurie-ne-aksin-elbasan-broshke-221169" }