Vrasja e vëllezërve Bilali, gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:51 29-04-2019 Vrasja e vëllezërve Bilali, gjykata lë në burg 2 të arrestuarit  Arsen Stojku dhe Myslim Rama

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për dy te arrestuarit, lidhur me vrasjen e vëllezërve Bilali, pak javë më parë.

Mësohet se gjykata ka dhënë masën 'arrest me burg' për Arsen Stojkun dhe Mislim Ramën, duke i lënë kështu sërish në burg.  

Ndërkaq, policia ka shpallur po ashtu në kërkim Ibrahim Licin, si autor kryesor të vrasjes.

Nga ana tjetër është bërë me dije se dy të arrestuarit janë të afërm të Licit. Burime nga prokuroria bënë të ditur se këta të fundit kanë lyer me bojë makinën që u përdor gjatë vrasjes. Atë ditë makina u gjet nga policia e djegur pak metra larg vendgjarjes.

Mirëpo, sipas burimeve makina nuk u dogj në brendësi dhe aty janë gjetur gjurmë të Stojkut dhe Ramës. Megjithatë këta të fundit mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen.

Astrit dhe Ibrahim Bilali u ekzekutuan mëngjesin e 30 marsit në Shkodër.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012367963790894
array(1) { ["section"]=> string(69) "vrasja-e-vellezerve-bilali-gjykata-le-ne-burg-2-te-arrestuarit-162250" }