Vrasja e Xhovani FALKONES dhe Paolo BORSELINOS, burg përjetë për “DIABOLIKUN”, KOKËN e MAFIAS SIÇILIANE

Publikuar tek: bota, më 13:12 21-10-2020 Vrasja e Xhovani FALKONES dhe Paolo BORSELINOS, burg përjetë për “DIABOLIKUN”, KOKËN e MAFIAS SIÇILIANE Matteo Messina Denaro

Kreu i mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata italiane, për vrasjne e bujshme të Xhovani Falkones, Paolo Borselinos 8 policëve në masakrat e vitit '92.

58-vjeçari Messina Denaro i njohur edhe me pseudonimin "Diabolic", u fsheh në vitin 1993 dhe prej asaj kohe konsiderohet si i arratisuri më aktiv i mafias siçiliane.

Denaro akuzohet për masakrat në Firence, Romë, si dhe për vrasjen e dy magjistratëve në vitin 1992.

Gjykatë italiane në Caltanissetta ka bërë edhe njëherë rindërtimin e skenës së krimit  ku u vranë magjistratët Giovanni Falcone, Francesca Morvillo dhe Paolo Borsellino dhe tetë policë shoqërues të tyre, Vito Schifani, Antonio Montinaro, Rocco Dicillo, Emanuela Loi, Eddie Ëalter Cusina, Agostino Catalano, Vincenzo Li Muli dhe Claudio Traina.

”Një gjykatë në qytetin siçilian të Caltanissettas dënoi Messina Denaro, të gjykuar në mungesë, për përfshirjen e tij në sulmet që vranë magjistratët antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino si dhe shumë të tjerë”, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Gjykata vendosi gjithashtu që familjet e viktimave të kompensoheshin me shuma mes 10 000 dhe 500 000 euro.

Ndërkohë tre të mbijetuarit u shpërblyen me 100 mijë euro. Policia italiane është përpjekur disa herë që të arrestojnë 58 vjeçarin, por nuk kanë pasur rezultat. Deri tani është arritur që të arrestohen dhjetëra të afërm dhe ndihmës të mafiozit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen me 27 KG KOKAINË me vlerë 3 MILION euro, ARRESTOHEN 2 SHQIPTARË në Itali (DETAJE)
»
Article Logic
Execution time: 0.011714935302734
array(1) { ["section"]=> string(106) "vrasja-e-xhovani-falkones-dhe-paolo-borselinos-burg-perjete-per-diabolikun-koken-e-mafias-siciliane-224571" }