Vrasja e Xhulieta Çunit, prek Dom Artur Jaku: Të rinj të veshur trendi pa kulturë…gruaja e krijuar nga brinja e burrit

Publikuar tek: barometri, më 07:43 10-06-2018 Vrasja e Xhulieta Çunit, prek Dom Artur Jaku: Të rinj të veshur trendi pa kulturë…gruaja e krijuar nga brinja e burrit

Vrasja e 19 vjeçares Xhulieta Çunit mëngjesin e djeshëm, ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që prifti katolik Dom Artur Jaku është shfaqur mjaft i prekur nga kjo ngjarje.

 

Dom Artur Jaku ka zgjedhur që të ilustrojë të gjithë ciklin e jetës me një frazë nga libri i shenjtë i Biblës, teksa ka theksuar se në të shkruhet se gruaja ka lindur nga një brinjë e burrit.

Prifti i ka cilësuar të rinjtë e brezit të sotëm si të veshur trendi, por pa edukatë e pa kulturë.

POSTIMI:

Të rinjë të veshur trendy por pa kulturën e jetës!

“Prandaj, Zoti Hyj i lëshoi njeriut një gjumë të rëndë, ia nxori një brinjë dhe vendin e saj e mbushi me mish. Zoti e përftoi gruan prej brinjës që ia kishte nxjerrë njeriut dhe e solli te njeriu. Atëherë njeriu klithi: “Kjo tani është ashti i eshtrave të mia dhe mishi i mishit tim” (Zan 2, 21).

Ky pasazh i shkëputur nga Zanafilla në Bibël vlen të sillet në vëmendje sot, kur lajmet për vajzat e gratë e vrara e kanë errësuar ditën tonë.

Në gjuhën hebraike fjala burrë איש dhe grua אשה kanë rrënjë të përbashkët. Bibla që në fillim na lë të kuptojmë që jemi të ngjashëm e të ndryshëm.

Ajo na jep edhe një mësim tjetër kur bën një tjetër kalim cilësor për këtë argument. Gruaja është krijuar nga brinja e burrit, që është pjesë e kafazit të kraharorit ku sipas Biblës gjendet pjesa më e kulluar e njeriut: zemra e tij.

Është ajo burimi i ndjenjave, dëshirave, e virtyteve e prej aty buron mirësia dhe dashuria për Hyjin e për njerëzit. Kjo sferë e njeriut kthehet në energji e prej zemrës rrjedh jeta dhe dashuria.

Shkrimi i shenjtë, që na ndalon të marrim jetë, na mëson se as jeta jonë s’na përket ne, ajo i përket Zotit, e aq më pak jeta e tjetrit nuk është prona jonë.

Marrdhënia burrë-grua, nuk mund të konceptohet jashtë kësaj logjike dashurie të ndërsjelltë. Çdo formë tjetër e marrëdhënies, që shpërfaqet me vrasje apo dhunë si lajmet e kobshme të ditëve të fundit na flasin vetëm për mungesë të kulturë së jetës, formimit e dijes, mungesë të dashurisë dhe respektit për veten, tjetrin e shoqërinë.

Nuk është vartësia, skllavëria e as shfrytëzimi e detyrimi që na mban bashkë. Ne i përkasim njëri-tjetrit vetëm nëse vendosim me liri të plotë.

As kanuni, që rregullonte shoqërinë mesjetare nuk e përçmonte femrën kaq shumë sa ç’përçmohet e nëpërkëmbet jeta e saj në lirinë e shekullit të ri. Përkundrazi, Kanuni e mësonte shoqërinë patriarkale të kohës se “burri nuk ka tager mbi jetë të gruas” dhe shtonte se “burri blen mundin e të jetumit të gruas, por jo jetën e saj”.

Këmbanat bijnë pa prá mbi të gjithë! Të rinjë të veshur trendy por të zhbimë nga ndjenjat e respektit, të rinjë të rritur në liri por të dhunshëm, të rinjë të shkolluar por pa kulturen minimale te jetes!

Këto fenomene duhet te zgjojnë në ne sensin e përgjegjësisë si prindër, mësues, ndërsa komunitetet fetare e sidomos institucionet ligjzbatuese nuk duhet të jenë indiferente. Duhet të punojmë e të përpiqemi më shumë, për të formuar e rritur, breza me ideale dhe vlera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025584936141968
array(1) { ["section"]=> string(123) "vrasja-e-xhulieta-cunit-prek-dom-artur-jaku-te-rinj-te-veshur-trendi-pa-kulture-gruaja-e-krijuar-nga-brinja-e-burrit-123847" }