Vrasja horror në Fier, gjykata jep vendimin për Albert Zekajn

Publikuar tek: aktualitet, më 12:13 10-03-2018 Vrasja horror në Fier, gjykata jep vendimin për Albert Zekajn

Gjykata e Fierit jep masën “burg pa afat” për Albert Zekajn, i cili vrau shokun e tij, Kreshnik Beqiraj në Fier. Mësohet se Zekaj është shfaqur i penduar përpara togave të zeza dhe u ka kërkuar falje familjarëve.

“Ligji të veprojë”, mësohet të ketë thënë Zekaj në gjykatën e Fierit. Ndërsa më herët ai rrëfeu edhe skenën e vrasjes e denjë për një film horror. 32-vjeçari u shpreh se e kishte goditur disa herë me çekiç Beqirajn dhe pas tre ditësh i kishte copëtuar trupin dhe më pas e futi në një valixhe për ta hedhur në një kanal në fshatin Daullas të Fierit.

Zekaj dhe Beqiraj ishin njohur 3 vjet më parë në burg në Belgjikë. Ndërsa kur u ktheyn në Shqipëri ata vendosën të jetojnë së bashku duke ndarë qiranë në një shtëpi në Fier. Policia gjeti 2 ditë më parë trupin e dekompozuar të Kreshnik Beqiraj. 36-vjeçari ishte denoncuar si i humbur nga familjarët në qershor të vitit 2017.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan t’i fusin në burg, sekuestrohen 6 celularët
Veliaj vizitë në Mynih: Suksesi i Tiranës i kushtohet qytetarëve të saj »
Article Logic
Execution time: 0.012387990951538
array(1) { ["section"]=> string(67) "vrasja-horror-ne-fier-gjykata-jep-vendimin-per-albert-zekajn-112817" }