Një krim makabër ndodhi disa orë më parë në Gumenicë të Vlorës ku kushëriri vrau kushëririn.
Sakaq, detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë. Xhaxhai i viktimës Sotir Veshaj, ka treguar se si ndodhi vrasja, dhe ka kërkuar drejtësi nga organet përkatëse.
Mësohet se viktima fillimisht kishte qenë duke kaluar pranë stanit të Dilaver Veshajt, ku i janë sulur disa qen, që Arben Vishaj i ka larguar duke i qëlluar me gurë. Pas kësaj, 40-vjeçari ka dalë nga shtëpia dhe ka qëlluar fillimisht me një pistoletë 4 herë drejt kushuririt të tij, dhe 3 herë me sëpatë në kokë.
Xhaxhai i viktimës tregon se nuk ka pasur dijeni për një konflikt të mëparshëm mes dy të afërmeve, dhe ka bërë thirrje për drejtësi nga shteti shqiptar.