Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.
Gazmend Çollaku u rrëmbye dhe u vra me armë zjarri në 6 janar të 2016 edhe është gjetur një ditë më pas pa jetë në fshatin Murqin në Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura.
Gjykata e shpalli fajtor dhe vendosi “burg për jetë” për të akuzuarin Shtraza pasi sipas saj ka prova të mjaftueshme në përfshirjen e tij në krim. Denis Shtraza është cilësuar si një person të rrezikshëm i cili duhet mbajtur në një nga burgjet e sigurisë së lartë.
Denis Shtraza akuzohet se ka vrarë Gazmend Çollakun së bashku me Ervin Dalipaj, por ndaj këtij të fundit është pushuar gjykimi pasi ka mbetur i vrarë në 27 prill 2017 në një atentat pranë Sukthit.