Vrasja makabre e 70 vjeçares në Pogradec, flet kushëriri: Ishte njeri shumë i mirë, e kishte denoncuar djalin më parë por...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:20 07-08-2020 Vrasja makabre e 70 vjeçares në Pogradec, flet kushëriri: Ishte njeri shumë i mirë, e kishte denoncuar djalin më parë por... Kusheriri i te ndjeres

Zbardhet dëshmia e kushëririt të viktimës 70-vjeçare, Firdes Çekiçi, e cila u vra ditën e djeshme në mënyrë makabre nga djali i saj Olsi Çekiçi, 44 vjeç.

Kushëriri i saj ka deklaruar se e ëma e kishte denoncuar edhe më parë të birin për dhunë, por e kishte tërhequr më pas kallëzimin. Ndërkaq konfirmon se ngjarja ka ndodhur pasi i doli në mbrojtje mbesës, vajzës së autorit, për shkak se ai donte ta vriste sepse ajo rrinte shumë në telefon.

“Ka qenë njeri shumë i mirë e ëma. U vra për vajzën, i doli në mbrojtje dhe i mori kokën. Dy djemtë mbesën dhe vet kishte në shtëpi. Për telefonin e  vajzës ka nisur, por ky nuk e kishte për herë të parë. Por çështë ai doktor që e lëshoi. Ka pasur denoncime te tjera dhe i ka tërhequr se e kishte të birin.

Ajo ka qenë nënë shumë e mirë. Fatkeqësi më e madhe nuk ka më. Nënë më të mirë se ajo nuk gjeje më. Unë e kam kushërirë, gjak e kemi. Policia të vinin ta kontrollonin...”, ka thënë ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081319808959961
array(1) { ["section"]=> string(125) "vrasja-makabre-e-70-vjecares-ne-pogradec-flet-kusheriri-ishte-njeri-shume-i-mire-e-kishte-denoncuar-djalin-me-pare-por-216367" }