Vrasja makabre e gjyqtares, Meta: Mizore, u bëj thirrje strukturave të shtetit

Publikuar tek: politike, më 18:48 31-08-2017 Vrasja makabre e gjyqtares, Meta: Mizore, u bëj thirrje strukturave të shtetit

Presidenti Ilir Meta ka dënuar ashpër me anë të një reagimi në faqen zyrtare vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, ditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë, nga ish-bashkëshorti.

 Në reagimin zyrtar në faqen e Presidencës shkruhet se Presidenti Meta e dënon me forcë vrasjen barbare të gjyqtares Hafizi.

Ndër të tjera Meta nënvizon se kjo vrasje “është një alarm për shoqërinë shqiptare, thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri”.

Presidenti i Republikës i shpreh ngushëllimet e thella familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Mesazhi i plotë:

Presidenti Meta dënon me forcë vrasjen barbare të gjyqtares Hafizi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dënon ashpër vrasjen barabare të gjyqtares Fildes Hafizi. Kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë shqiptare, thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri, – nënvizon Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës i shpreh ngushëllimet e thella familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, duke inkurajuar organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare të vënë para drejtësisë dhe t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më e të mos lëndojnë e prekin familjen e mbarë shoqërinë shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri që e shpalli 2017-ën “Vitin kundër dhunës në familje”, tashmë jashtë kabinetit “Rama 2”, ja çfarë thoshte Tahiri për këtë fenomen shqetësues
Vrasja e gjykatëses, Berisha: Krimineli shkrehu këmbëzën, por vrasjen e bëri indiferenca e organeve të shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.013285875320435
array(1) { ["section"]=> string(81) "vrasja-makabre-e-gjyqtares-meta-mizore-u-bej-thirrje-strukturave-te-shtetit-90774" }