Vrasja makabre e gjyqtares, reagon ashpër Eni Çobani: Nuk flisja dot nga dhimbja... ti mashkull i paburrë nuk vrave vetëm një grua!

Publikuar tek: aktualitet, më 11:59 01-09-2017 Vrasja makabre e gjyqtares, reagon ashpër Eni Çobani: Nuk flisja dot nga dhimbja... ti mashkull i paburrë nuk vrave vetëm një grua!

Ndaj krimit makabër që ndodhi ditën e djeshme, ku ish bashkëshorti qëlloi me dy plumba gjyqtaren Fildeze Hafizi, ka reaguar dhe juristja Eni Çobani.

Me tone tepër të ashpra, Çobani i është drejtuar auorit që i mori jetën 29 vjeçares, “Ti mor mashkull i paburrë nuk vrave vetëm nje grua por vrave së pari dy fëmijet e tu duke i lënë pa nënë”.

Eni shprehet mes dhimbjes se përgjegjësi duhet të ndëshkohet dhe të gjithë nënat duhet të angazhohen që të edukojnë fëmijët e tyre në të ardhmen.

Reagimi i plotë i Eni Çobanit:

Te jesh grua ne kete vend duhet te jesh e forte, trimereshe duhet te kalosh dhe forcen e burrit qe ti besh balle jetes.

Nuk flisja dot dje nga dhimbja qe ndjeva por sot fjalet me dalin plot mllef dhe revolte per ate burre te paburre qe ngre doren e shkrep armen per ti marr jeten nje gruaje, nje nene, nje vajze nene duke lene pas dy femije me lot ne sy dhe me zemer te vrare.

Ti mor mashkull i paburre nuk vrave vetem nje grua por vrave se pari dy femijet e tu duke i lene pa nene.

Per ty dhe per ca si ty burgu eshte pak se une nuk mund ta mendoj dot te jetosh ti me taksat tona dhe te vdese ajo qe i sherbente ketij vendi.

Fjalet jane pak por duhet qe ky vend te reagoj dhe ne si nena na del nje detyre e madhe qe djemte tane perpara se ti shkollojme ne shkollat me te mira te botes ti edukojme per ti bere njerez te mire dhe qytetare te denje.

Te qofte dheu i lehte mikja ime dhe femijeve te tu i ke lene pasuri emrin tend te mire e plot dashuri.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.00895094871521
array(1) { ["section"]=> string(131) "vrasja-makabre-e-gjyqtares-reagon-ashper-eni-cobani-nuk-flisja-dot-nga-dhimbja-ti-mashkull-i-paburre-nuk-vrave-vetem-nje-grua-90840" }