Vrasja makabre e pronarit të lokalit në Korçë, pas 8 muajsh lihet i lirë 18-vjeçari i dyshuar si autor (ANALIZA E ADN-SË)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 27-10-2020 Vrasja makabre e pronarit të lokalit në Korçë, pas 8 muajsh lihet i lirë 18-vjeçari i dyshuar si autor (ANALIZA E ADN-SË) Flamur Duçi-Devis Hoti

Gjykata e Korçës pas 8 muajsh hetime ka lënë të lirë Devis Hotin 18-vjeç, i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për vrasjen e Flamur Duçit në Korçë.

Bëhet me dije se gjykata nga arrest me burg, ka vendosur detyrim paraqitje për 18-vjeçarin.

Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për Devis Hotin, pasi nga anlizat e ADN-së së një fije floku, e cila u gjet në thikën që u vra pronari, ka rezultuar se nuk i përkiste 18-vjeçarit.

Nëna e 18-vjeçarit është shprehur se djali i saj është mbajtur 8 muaj padrejtësisht në burg, ndërsa ka kërkuar që të gjendet autori i viktimës.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mbroje, Korçë më 19 dhjetor të 2019, ku i gjetë i vrarë në dyqanin e tij Flamur Duçi, autori që kishte vrarë 45-vjeçarin e kishte lyer trupin me benzin dhe kishte tentuar ta digjte, për të zhdukur kështu gjurmët, ndërsa policia arrestoi 18-vjeçarin si të dyshuar, pasi ky i fundit kishte pasur konflikte më parë me viktimën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Covid 3 është gati’, Manastirliu publikon fotot nga spitali: Do të hapet sapo... (FOTO)
Përndiqte dhe dhunonte ish-partnerin, arrestohet 35 vjeçarja në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.011910915374756
array(1) { ["section"]=> string(125) "vrasja-makabre-e-pronarit-te-lokalit-ne-korce-pas-8-muajsh-lihet-i-lire-18-vjecari-i-dyshuar-si-autor-analiza-e-adn-se-225322" }