Vrasja makabre e pronarit të lokalit në Korçë, policia arreston një 18-vjeçar (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:54 20-12-2019 Vrasja makabre e pronarit të lokalit në Korçë, policia arreston një 18-vjeçar (EMRI) Viktima, Flamur Duçi

Policia e Korçës ka ndaluar një 18 vjeçar të dyshuar si autor të vrasjes së 48 vjeçarit Flamur Duçi, dje në fshatin Mborje.

I proceduari është shtetasi Devis Hoti, banues në fshatin Mborje dhe i dënuar më parë për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale ‘Vrasje me dashje’.

Ndërkaq, uniformat blu po vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi plotë i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:

Devis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.

Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i mjetit në Fushë-Krujë
‘Mini-shengenin Ballkanik’/ Vuçiç vjen sot në Tiranë, Kosova REFZON ftesën, Rama: Po izolohet »
Article Logic
Execution time: 0.013572931289673
array(1) { ["section"]=> string(88) "vrasja-makabre-e-pronarit-te-lokalit-ne-korce-policia-arreston-nje-18-vjecar-emri-189912" }