Vrasja me breshëri plumbash e kryekomisarit Dritan LAMAJ, dhe trafikanti që fotografohej me politikanët, kush janë Durim Keçi dhe Arben Frroku që OFL u jep 48 orë kohë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 27-02-2020 Vrasja me breshëri plumbash e kryekomisarit Dritan LAMAJ, dhe trafikanti që fotografohej me politikanët, kush janë Durim Keçi dhe Arben Frroku që OFL u jep 48 orë kohë Keçi dhe Frroku

Arben Frroku dhe Durim Keçi janë dy emrat e njohur të drejtësisë të cilëve u është kërkuar nga OFL deklarimi i pasurisë brenda 48 orëve.

Arben Frroku është akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Drejtësia hollandeze i ka ndryshuar dënimin Frrokut duke i dhënë 18 vite burg. Fillimisht, në Shqipëri Frroku u shpall i pafajshëm por më pas Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 29 Qershor 2015, me vendim të prerë, i dha ‘burg përjetë’ të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Lamaj. Për më tepër, pesë vjet burg u kërkuan gjithashtu për armëmbajtje pa leje.

Por para se Apeli të jepte verdiktin e tij, Frroku kishte ‘avulluar’ nga Shqipëria dhe u kap në vitin 2016 në Hollandë me dokumenta false greke, dhe identitet të ri ‘Renato Xhepa’. Për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, Frrokut i ulet dënimi dhe drejtësia hollandeze thotë se i kanë ngelur edhe 18 vite burg.

Kjo ishte fitorja e dytë e tij pas asaj në Gjykatën e Hagës e cila vendosi refuzimin e ekstradimit nga Holanda në Shqipëri të Frrokut, me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi ishte dhënë për arsye politike. Vrasja e Komisar Dritan Lamaj më 25 shkurt 2013, është ndër vrasjet më të bujshme të ndodhura në Shqipëri. Një breshëri plumbash u derdhën mbi 41-vjeçarin, baba i një vajze të mitur, në pragun e shtëpisë, shkruan newsbomb.al.

Dritan Lamaj, ish-shef i Komisariatit Nr.6 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Tiranë, brenda makinës së tij. Oficeri që mbante detyrën shef seksioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, u qëllua me të paktën 12 plumba, me dy breshëri automatiku kur ndodhej në makinën e tij tip “Lança Y”, me targë TR 2564 N, të cilën sapo e kishte parkuar poshtë banesës së tij.

Ndërkaq kujtojmë se Arben Frroku u bë i njohur edhe për foton me ish-zyrtarët e policisë në një tavolinë të quajtur “çiftelia” ku në të bënin pjesë asokohe ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit ndërsa pak javë më vonë Frroku do të prangosej për akuzën e rëndë të vrasjes se Lamajt.

Trafikanti i drogës Durim Keçi i cili  gjithashtu është në 'shenjestër' të OFL u arrestua në 2017 në qytetin e Durrësit gjatë një operacioni nga Drejtoria e Krimit të Organizuar. Ai është dënuar në Itali me 9 vite burg për një sërë veprash penale si armëmbajtje pa leje, trafik droge dhe shkatërrim prone.

Durim Keçi u ndalua në Durrës më 11 tetor të vitin 2011, ndërsa u bë i njohur edhe në debatet mes politikanëve. Kreu i PD Lulzim Basha tregoi foto të tij me deputetë socialistë, ndërsa kryeministri Edi Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.

“Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale “Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian”, shkruhej ne njoftimin e policisë se Durrësit. /Newsbomb/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078699588775635
array(1) { ["section"]=> string(172) "vrasja-me-bresheri-plumbash-e-kryekomisarit-dritan-lamaj-dhe-trafikanti-qe-fotografohej-me-politikanet-kush-jane-durim-keci-dhe-arben-frroku-qe-ofl-u-jep-48-ore-kohe-196635" }