Vrasja me sëpatë në Librazhd, arrestohet autori, policia: Është i sëmurë mendor

Publikuar tek: aktualitet, më 12:51 25-01-2018 Vrasja me sëpatë në Librazhd, arrestohet autori, policia: Është i sëmurë mendor ilustruese

Nuk ka zgjatur shumë arratia për autorin e krimit makabër që tronditi sot Librazhdin.

Idriz Byci 59 vjeç u qëllua për vdekje me sëpatë në fshatin Zdrajç nga Fiqiri Askurti 51 vjeç.

Menjëherë pas krimit, autori ka tentuar të largohet, por është arrestuar vetëm pak orë pas krimit nga policia.

Mësohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, ndërsa motivet e sakta ende nuk dihen.

Policia paraprakisht sqaron se autori është një i sëmurë mendor.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zdrajç Librazhd, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:
Fiqeri Askurti, 51 vjeç banues në fshatin Zdrajç Librazhd.
Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë.
Shtetasi i lartpërmendur për motive të dobëta në fshatin Zdrajç Librazhd dyshohet të ketë vrarë me sende të forta ( sopatë) shtetasin Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje". 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur një shtet harron themeleuesin e tij Ismail Qemal Vlorën
I dorëzohet Italisë Nezar Seiti, financieri i Habilajve (Dalin detajet e ekstradimit) »
Article Logic
Execution time: 0.0098249912261963
array(1) { ["section"]=> string(83) "vrasja-me-sepate-ne-librazhd-arrestohet-autori-policia-eshte-i-semure-mendor-107879" }