Vrasja me thikë në Tiranë/ Zbardhen detajet: 27-vjeçari i vra nga fqinji për një pompë uji

Publikuar tek: aktualitet, më 08:07 11-05-2017 Vrasja me thikë në Tiranë/ Zbardhen detajet: 27-vjeçari i vra nga fqinji për një pompë uji

Zbardhen detaje të ngjarjes së djeshme ku një 27-vjeçar u masakrua për vdekje me thikë. Ngjarja ndodhi në fshatin Çerkezë në Tiranë.

Viktima u godit disa herë me thikë nga bashkëfshatari i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:55, pas një konflikti mes viktimës dhe autorit. Altin Kodra ka mbetur i plagosur rëndë nga disa goditje me thikë në bark dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

Por sipas Policisë, ai ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë arritur të arrestojnë autorin e dyshuar të krimit, Vladimir Luli, 37 vjeç. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe thika që është përdorur për krimin nga autori i dyshuar. Burime nga Panorama thonë se autori dhe viktima kanë pasur grindje të vazhdueshme me njëri­-tjetrin për motive ende të paqarta, ndërsa dje përballja e tyre në fshat ka qenë fatale për 27­ vjeçarin Altin Kodra.

Të njëjtat burime thanë se autori i dyshuar ka pësuar gjithashtu disa plagë dhe ka marrë mjekim në spital, ku është arrestuar duke pranuar autorësinë e ngjarjes.

NGJARJA

Policia e Tiranës është njoftuar dje se, rreth orës 11:55, në fshatin Çekrezë ka ndodhur një konflikt i ashpër fizik mes dy personave, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital. Ndërsa personi tjetër, që është autori i ngjarjes, ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes, pasi viktima e ka qëlluar me sende të forta. Burime nga Policia thanë se, para se të ndodhte konflikti fizik, autori i dyshuar i ngjarjes, Vladimir Luli, ka qenë duke rregulluar një pompë uji pranë shtëpisë së tij. Në atë moment pranë tij ka kaluar viktima, Altin Kodra, me të cilin ai nuk kishte komunikim për shkak të disa konflikteve të mëparshme që kishte pasur me të. Por në atë moment, 27­vjeçari Kodra i ka hedhur një fjalë kur ka kaluar pranë, që sipas autorit ka qenë fyerje dhe në këtë formë ka nisur përleshja mes tyre. Luli ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke thënë se gjatë konfrontimit fizik, për shkak se 27­ vjeçari po e godiste me sende të forta, ai e ka goditur me thikën që po përdorte për rregullimin e pompës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U kap me disa gram kanabis, arrestohet dibrani që njihej si shpërndarës dozash (EMRI)
Armë dhe drogë në shtëpi, babë e bijë përfundojnë në komisariatin e Tropojës »
Article Logic
Execution time: 0.013177871704102
array(1) { ["section"]=> string(94) "vrasja-me-thike-ne-tirane-zbardhen-detajet-27-vjecari-i-vra-nga-fqinji-per-nje-pompe-uji-78224" }