Krimi në Bathore, Agron Tanushi e vrau kunatën për mbeturinat e shtëpisë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:51 15-09-2020 Krimi në Bathore, Agron Tanushi e vrau kunatën për mbeturinat e shtëpisë (DETAJE) Agron Tanushi

Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Bathore, ku kunati vrau kunatën për çështje banale.

Mësohet se Agron Tanushi qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e vëllait të tij (i cili ndidhet jashtë shtetit) Jetmira Tanushi.

11.jpg

Kunata dhe kunati kishin konflikte të herë pasherëshme dhe që të dyja palët ishin me urdhër mbrojtje. Konflikti mes tyre kishte nisur pasi ish-bashkëshorti i Jetmira Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi dhe vëllai i tij, Agroni, i kërkonte kunatës që të ikte nga shtëpia e tyre.

Megjithatë, preteksti i konfliktit të sotëm kanë qenë mbeturinat. Jetimra jetonte në katin e dytë, ndërsa Agroni në katin e parë të banesës, dhe ky i fundit mësohet t’i ketë kërkuar llogari pse i ka hedhur mbeturinat.

Pas kësaj, ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje kunatën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011841058731079
array(1) { ["section"]=> string(86) "vrasja-ne-bathore-agron-tanushi-e-vrau-kunaten-per-mbeturinat-e-shtepise-detaje-220506" }