Vrasja në Bathore, autori dhe viktima ishin me urdhër mbrojtje, ajo u qëllua nga kunati në sy të fëmijës 8 vjeç (Arma me të cilën kreu krimin)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 16-09-2020 Vrasja në Bathore, autori dhe viktima ishin me urdhër mbrojtje, ajo u qëllua nga kunati në sy të fëmijës 8 vjeç (Arma me të cilën kreu krimin) Autori

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Bathore, ku u vra 34-vjeçarja Jetmira Hasani, nga kunati i saj 31-vjeçari Agron Tanushi, për motive të dobëta.

Autori i cili vijon të jetë në arrati, për të vrarë kunatën ka përdorur 1 armë zjarri tip pushkë dhe një bajonetë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja, në cilësinë e provës materiale.

Në momentin e vrasjes viktima ishte së bashku me fëmijën 8 vjeç, teksa po zhvendoste sendet nga shtëpia.

Një detaj i ri është se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje. Kjo ka ndodhur pasi që kur kunata ishte ndarë me vëllain e autorit, ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën vazhdimisht. Ajo jetonte në katin e parë të shtëpisë së tyre dhe kunati i kishte kërkuar që të largohej, gjë që viktima nuk e kishte bërë.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/kunati-e-vrau-jetmira-hasanin-per-pronen-mbeturinat-ishin-nje-pretekst-220511

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010161876678467
array(1) { ["section"]=> string(145) "vrasja-ne-bathore-autori-dhe-viktima-ishin-me-urdher-mbrojtje-ajo-u-qellua-nga-kunati-ne-sy-te-femijes-8-vjec-arma-me-te-cilen-kreu-krimin-220549" }