Zbardhen detaje të reja nga dosja e Mark Frrokut, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia belge. Pas vrasjes së ndodhur, siç raporton gazeta ''Mapo'' janë mbledhur sipas Kanunit në Shkodër baballarët e viktimës dhe Mark Frrokut. Ata kanë gjykuar rreth ngjarjes në shtëpinë e viktimës, Aleksandër Kurti në një fshat të Shkodrës, duke pranuar në fund edhe borxhin. Në mbledhje u vendos borxhi i gjakut, që interpretohej sipas tyre se çdo familje duhet të ''paguante një jetë'', që paqja të vendosej sërish.
Në mbledhje kanë qenë babai i viktimës, vëllai i viktimës George Kurti, Preng Frroku babai i Mark Frrokut, Bibë Djafa babai i Lek Djafës, Fran Joka babai i Hilë Jokës që njihet si Arjan Bytyçi. Babai i autorit të katërt nuk është paraqitur pasi djali i tij Alex Vuka (Besnik Vuka) nuk e vlerëson veten përgjegjës për vrasjen e klientit të prostitutës L.S. Pas mbledhjes u vendos borxhi i gjakut.
Sipas relacionit të Prokuorisë Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku porositi vrasjen e Aleksandër Kurtit. Autoritetet belge bëjnë me dije se për vrasjen e Kurtit janë paguar 10 mijë dollarë. Në relacion thuhet se këto janë veprimet hetimore të Prokurorisë së Brukselit.
Prokuroria belge mendon se vrasja është kryer nga një grup personash që shfrytëzonin vajza si prostituta në Bruksel. Një prej këtyre vajzave kishte krijuar lidhje intime me Aleksandër Kurtin, i cili i kishte kërkuar vajzës të shkëputej nga aktiviteti i prostitucionit. Pasi vajza njoftoi tutorët e saj për këtë vendim, ata e kundërshtuan dhe e detyruan vajzën ta nxirrte në pritë të dashurin e saj.
Nën kërcënime, vajza ftoi në takim Aleksandër Kurtin i cili mbeti i vrarë teksa tutorët e vajzës mbikqyrnin cdo gjë. Motivi i krimit sipas prokurorisë belge ishte se Aleksandër Kurti i kishte kërkuar vajzës me iniciale L.S që të shkëputej nga prostitucioni dhe të jetonin së bashku. Prokuroria shqiptare në dhënien e ngjarjeve shpjegon se në datën 31 janar 2015 avokati përfaqësoi Mark Frrokun në gjyqin e zhvilluar në Belgjikë dhe kërkoi shtyrjen e procesit në datën 23 shkurt 2015. Frroku sipas prokurorisë është dënuar një herë me 10 vjet burg, por çështja është rikthyer në gjykim e procesi ende nuk ka nisur.
Lexo edhe:
Mblidhet sot Këshilli i Imuniteteve, Frroku mund të arrestohet sërish por nuk mund të ekstradohet
Kërkesa e Prokurorisë/ Frroku: Nuk kam kryer asnjë krim në Belgjikë
Shkullaku vs Bollino, sherri i rradhës për dokumentin e Mark Frrokut, fjalori i ashpër
Ristani: Rama fshehu dosjen e Frrokut, bëri pazare me të