Vrasjet në Hollandë/Arrestohet i plagosuri pranë tyre, u prishën pazaret e drogës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 23-01-2015 Vrasjet në Hollandë/Arrestohet i plagosuri pranë tyre, u prishën pazaret e drogës Florenc dhe Klevis Tola

Policia e kishte kuptuar fillimisht, sikur personi i plagosur kishte qenë shoku i viktimave por në fakt ai është personi që mund të ketë qëlluar mbi ta. Fshehja nuk ka zgjatur shumë dhe policia ka nuhatur gjithçka. Autoritetet holandeze njoftojnë se kanë arrestuar shtetasin shqiptar Serxhio Piku, që akuzohet si vrasës i vëllezërve Florenc dhe Klevis Tola në Roterdam.

Ngjarja ndodhi më 16 janar, kur Serxhio Piku ishte personi që kishte mbetur i plagosur pranë tyre gjatë shkëmbimit të zjarrit me dy vëllezërit.

Policia ka zbuluar prova, që vërtetojnë se ka qënë pikërisht 26-vjeçari Serxhio Piku, autori i vrasjes së dy vëllezërve, ku dyshohet se krimi ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës. Mësohet se arrestimi i Pikut është bërë në qytetin e Kasteelëegut. Vëllezërit Tola dhe Piku ishin banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasanit.

Pas ngjarjes ka qënë vetë Serxhio Piku që ka njoftuar policinë, e cila më pas e ka nisur të plagosurin menjëherë në spital.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Transferimi i studimeve, studentët e ardhur nga privati paguajnë 7-fishin e tarifave shtetërore
Vizion Plus denoncon dhe ironizon me TV Klan: Po na vjedh kronikat »
Article Logic
Execution time: 0.012632131576538
array(1) { ["section"]=> string(84) "vrasja-ne-hollande-arrestohet-i-plagosuri-prane-tyre-u-prishen-pazaret-e-droges-1270" }