Policia ka dhënë te tjera detaje lidhur me vrasjen e të riut 31 vjeçar nga Laçi në zonën e ish-kënetës në Durrës.
Viktima është shtetasi Robert Rama dhe sic thuhet në njoftimin e policisë, ai ka qenë në kërkim nga uniformat blu. “Shtetasi i mësipërm, ka qenë shpallur person në kërkim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tepelenë për veprën penale ‘Vjedhje me armë’”, bënte të ditur zyrtarisht mbrëmë polica e Durrësit.
Kërkimi për të ishte shpallur në muajin mars të këtij viti, dhe policia nuk kishte mundur ta gjente, derisa arriti ta gjente, por të vrarë.
Dy persona të tjerë u plagosën nga krimi i djeshëm në mbrëmje, dhe u transportuan menjëherë në spitalin e Durrësit.
Ndërkohë që policia ka shoqëruar shumë persona për këtë krim dhe shprehet se është ende në kërkim të autorëve.