Vrasja në mes të Rrëshenit, ja personi i ekzekutuar sot (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:06 12-08-2019 Vrasja në mes të Rrëshenit, ja personi i ekzekutuar sot (FOTO)

Një vrasje tronditi qytetin e Rëshenit ditën e sotme. Në mesditë u ekzekutua në automjetin e tij, Armando Gjini, i njohur si Tonin Gjini, personi që shihni në këtë foto.

48-vjeçari është ekzekutuar në qendër të qytetit, teksa kishte ndaluar automjetin e tij, pasi bashkëshortja e cila e shoqëronte kishte dalë për të blerë diçka në një dyqan aty pranë.

Sakaq, në këtë moment Gjinit i është afruar një makinë tip Benz ML fuoristradë e zezë. Sipas dëshmitarëve një person që ishte në vendin e shoferit dhe me makinën ndezur për të mos qëndruar gjatë aty para dyqanit ka qëlluar drejt 48-vjeçarit.

Gjini nuk ishte emër i panjohur për policinë.

Në maj të këtij viti, vetëm katër ditë pasi ishte liruar nga burgu, atij i bëhet atentat me ekskploziv në makinë.

48 vjeçari u arrestua në 12 maj 2018 për herë të parë si pjesë e grupit të Met Kananit, i njohur si Baron i Drogës. Operacioni “Precizioni” e vuri atë në pranga me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan tetë tonë drogë.

oooooooooooooooooooooooo.jpg

67887098_364258057579936_8611028473470779392_n (1).jpg

69333458_2390369274531795_2162221433139232768_n (1).jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011264085769653
array(1) { ["section"]=> string(66) "vrasja-ne-mes-te-rreshenit-ja-personi-i-ekzekutuar-sot-foto-175111" }