I dyshuari për vrasjen në fshatin Roms të Mallakastrës shtetasi Engjull Hodaj është vetëdorëzuar pas negociatave në policinë e Fierit. Ai u shpall më parë në kërkim nga policia. 32 vjeçari dyshohet se është autori që ka qëlluar me çifte në një lokal duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Eduart Zotaj e plagosur Blerim Beqiraj i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Policia e Fierit kishte kërkuar ndihmën e banorëve për arrestimin e 32 vjeçarit dhe kishte vendosur një shpërblim për këdo që do të jepte informacion. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale. Eduart Zotaj dhe Blerim Beqiraj kanë qenë në lokal ku janë konfliktuar me 32 vjeçarin i cili më pas ka qëlluar me çifte.