Vrasja në Tiranë, fqinjët e çiftit Mata të tronditur: U bë hataja

Publikuar tek: aktualitet, më 11:47 14-01-2019 Vrasja në Tiranë, fqinjët e çiftit Mata të tronditur: U bë hataja

Fqinjtë e çiftit Mata të cilët u vranë mëngjesin e sotëm janë shprehur se u tronditën nga lajmi dhe se nuk mund ta besonin pasi të dy ishin njerëz shumë të mirë.

Një fqinje tha mes lotësh se prej 18 vitesh që jetonte në lagje nuk kishe dëgjuar kurrë një konflikt prej tyre. 

“Njerëz me të mirë nuk kam parë. Kemi qarë, jemi trishtuar shumë. Famlije shumë e rregullt. Nuk na shkonte mendja që do të ndodhte kjo gjë. Jemi shumë të trishtuar. Eshtë bërë hataja”, - tha fqinja përmes lotëve. 

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone”, dhëndri Majlind Lala ka vrarë vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas ka qëlluar veten. Viktimat janë Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala.

Pasi ka qëlluar vjehrrin dhe vjehrrën, dhëndri ka dalë nga banesa e tyre dhe si duket i tronditur nga ajo që bëri ka qëlluar me pas veten.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat. Pasi ka mbërritur në vendngjarje, policia ka gjetur viktimat, çiftin e vrarë brenda në  shtëpi, ndërsa dhëndri është gjetur poshtë ballkonit të banesës me pistoletën në dorë dhe i plagosur.

Fillimisht ai është gjetur me shenja jete nga policia, dhe është dërguar në spitalin e Traumës, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidenti në Devoll, lirohet shoferi i makinës ku humbi jetën një mësuese (EMRAT)
Rama tregon shkeljen e radhës të Metës: Do jem de jure Ministër i Jashtëm »
Article Logic
Execution time: 0.012348890304565
array(1) { ["section"]=> string(70) "vrasja-ne-tirane-fqinjet-e-ciftit-mata-te-tronditur-u-be-hataja-148704" }