Gjykata në Gjermani ka shtyrë vendimin në lidhje me vrasjen e shqiptarit Kujtim Prenga 42 vjeç.
Ky i fundit mendohet që për t’iu shmangur gjakmarrjes, ka emigruar në Gjermani, nga ku edhe është ekzekutuar.Vrasja ka ndodhur në janar të 2017, përpara syve të vajzës së viktimës.
Bëhet me dije se prokurorja gjermane Annette Marquardt ka kërkuar dënim të përjetshëm për shqiptarin i cili për gjakmarrje vrau bashkëkombasin e tij përpara një shkolle në qytetin gjerman Visselhövede.
"Ekzekutim publik, i pabesë dhe gjakftohtë. Si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani nuk ka drejtësi ”, shprehet prokurorja për Diw Velt.
Ngjarja mendohet se i ka fillesat në Shqipëri, ku viktima Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili më 30 dhjetor të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku. Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyri si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.