Vrasja që tronditi Laçin të 'martën' e Shna Ndout, 25-vjeçari u ekzekutua për një vend parkimi (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:16 13-06-2019 Vrasja që tronditi Laçin të 'martën' e Shna Ndout, 25-vjeçari u ekzekutua për një vend parkimi (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Laçin, ndërsa qindra pelegrinë ishin mbledhur për natën e shenjtë  në kishën e Shna Ndout.

Viktor Shkorreti, 25 vjeç është ekzekutuar pas një konflikti të çastit në Laç. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë një vend parkimi. Ndërkaq ende nuk dihen motivet e qarta të ngajrjes së rëndë.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve. Ngjarja ndodhi në afërsi të gjykatës dhe stadiumit të Laçit.

Njoftimi i policisë:

Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 25 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069088935852051
array(1) { ["section"]=> string(120) "vrasja-qe-tronditi-lacin-te-marten-e-shna-ndout-25-vjecari-u-ekzekutua-per-nje-vend-parkimi-pamje-nga-vendngjarja-168027" }