Vrasje dhe vjedhje, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve nga Tirana

Publikuar tek: aktualitet, më 13:17 24-11-2020 Vrasje dhe vjedhje, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve nga Tirana

Operacioni Forca e Ligjit u çon formularët e vetëdeklarimit tre të dënuarve për vrasje dhe vjedhje nga Tirana dhe u lë 48 orë kohë për përgjigjen.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Fabjon Lamja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Fatjon Kodra, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;

Erland Markola, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

F. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;

E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nëna vrau babain me sqepar, flet vajza: I erdhi shpirti në majë të hundës, ai e dhunonte dhe e kërcënonte gjithmonë, kanë 19 vite që...(E PLOTË)
Meliania pozon e qeshur para pemës së Krishtlindjes, komentuesit: E lumtur që po largohet nga Shtëpia e Bardhë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011759042739868
array(1) { ["section"]=> string(85) "vrasje-dhe-vjedhje-ofl-u-kerkon-deklarimin-e-pasurise-3-te-denuarve-nga-tirana-228933" }