Një person është gjetur i vrarë brenda banesës së tij në Fushë-Mamurras.
Sipas burimeve nga policia mësohet se bëhet fjalë për Zef Tomën, i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë.
Nga hetimet paraprake dyshohet për vrasje. Akoma nuk janë zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe identiteti i autorit që ka qëlluar mbi 60 vjeçarin. Ndërkohë policia po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.