Vrasje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, ekzekutohen 2 persona brenda “Audit”

Publikuar tek: aktualitet, më 13:09 25-04-2017 Vrasje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, ekzekutohen 2 persona brenda “Audit” Foto ilustruese

Vrasje me armë zjarri në në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit. Mësohet se dy persona, ish Shefi i Krimit Ekonomik Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj janë qëlluar për vdekje me armë brenda një makine tip “Audi” me targa AA 111 OI.

Personat që gjendeshin brenda mjetit janë qëlluar nga persona të tjerë që po udhëtonin me një tjetër makinë. 

Dalipaj ishte në kërkim nga Policia e shtetit lidhur me vrasjen e Gazmend Çollakut në Krujë në vitin 2016.

NGJARJA: Vrasje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit. Mësohet se dy persona janë qëlluar për vdekje me armë brenda një makine tip “Audi” me targa AA 111 OI.

Mësohet se i vdekur ka mbetur ish Shefi i Krimit Ekonomik Ervin Dalipaj dhe një shtetas i identifikuar si Xhino Dautaj .

Dyshohet se dy personat që gjendeshin brenda mjetit janë qëlluar nga persona të tjerë që po udhëtonin me një tjetër makinë. Trupat e viktimave janë ende në mjet.

KUSH ISHTE Ervin Dalipaj:

Dalipaj më parë ka drejtuar Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës në vitin 2003, ndërsa ka qenë edhe shef i krimeve në Komisariatin numër 4. Urdhëri i arrestit Ervin Dalipajn, i dyshuar se ka bashkëpunuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

Ervin Dalipaj ishte i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut, i cili më 6 janar u rrëmbye dhe më pas u vra me armë zjarri.

 Në datë 06.01.2016, në lagjen Nr.1 në Durrës, 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimin "Policia", kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë shtetasin Gazmend Çollakun, 34 vjeç, banues në Durrës, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas, në fshatin Murqin, Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia kap në befasi dy shqiptarët dhe një grek, ç’u zbulua brenda shtëpisë në Yzberisht (EMRAT DHE VIDEO)
Atentat ish-shefit të Krimit Ekonomik Ervin Dalipaj, akuza për vrasjen e Gazmend Çollakut »
Article Logic
Execution time: 0.01200795173645
array(1) { ["section"]=> string(91) "vrasje-me-arme-zjarri-ne-autostraden-tirane-durres-ekzekutohen-2-persona-brenda-audit-76388" }