E rëndë në Bathore, një person vret kunatën për çështje morali (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:57 15-09-2020 E rëndë në Bathore, një person vret kunatën për çështje morali (EMRAT) Bathore, foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Bathore, Tiranë.

Mësohet se në këtë zonë ka ndodhur një vrasje dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një krim brenda familjes, ku një person i identifikuar si Agron Tanushi, ka vrarë kunatën e tij Jetmira Hasani.

Njëri prej vëllezërve ka vrarë nusen e vëllait, për shkaqe morali. Ata ishin dy familje që jetonin në një lagje, në shtëpi të ndara.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet që shumë shpejt të dalin detaje më të hollësishme në lidhje me atë çfarë ka ndodhur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave tw ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009458065032959
array(1) { ["section"]=> string(49) "vrasje-ne-bathore-dyshohet-brenda-familjes-220492" }