Vritet me armë zjarri një person në fshatin Kuç në Himarë.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e Vlorës, trupi i pajetë u gjet sot në orën 10:30.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake në lidhje me identifikimin e viktimës, ka rezultuar se trupi i pajetë i përket shtetasit Dashamir Zeneli rreth 40 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili është gjetur i pajetë në një përrua.
Nga kqyrja paraprake që i është bërë viktimës, është konstatuar se Zeneli është vrarë me armë zjarri. Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.