Vrasjet e fundit në Elbasan, Forcat Speciale kontrolle 'blic', shoqërohen disa persona (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:09 31-07-2020 Vrasjet e fundit në Elbasan, Forcat Speciale kontrolle 'blic', shoqërohen disa persona (DETAJE) Ilustruese

Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në Elbasan kanë ngritur në këmbë Policinë e Shtetit.

FNSH dhe RENEA kanë bërë disa kontrolle të befasishme në qytetin e Elbasanit, ku brenda 9 ditëve janë vrarë 3 persona. Janë shoqëruar disa persona pa mjet identifikimi dhe shumë të tjerë që kanë kundërshtuar autoritetet policore.

Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik pranë banesës së tij. Më pas u vra me thikë 23-vjeçari Regis Runaj, pranë varrezave të qytetit, e dje në orët e para të mëngjesit pas një sherri banal u godit me mjete të forta në kokë dhe mbeti i vdekur Florjan Lamçe.

Për vrasjen e 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, tri ditë më parë Policia njoftoi arrestimin e dy personave, në servisin e të cilëve është gjetur arma me të cilën u ekzekutua “Rramani”.

Albert dhe Seit Mananhasa dolën dje para Gjykatës së Elbasanit, ku u mësuan me masën e tyre të sigurisë “Arrest me burg”.

Kontollet e sotme në Elbasan, Peqin e Cërrik vijnë në një kohë kur në media u publikua denoncimi i fortë i dy të rinjve, të cilat thanë se janë dhunuar barbarisht nga FNSH dhe forcat DELTA, pa arsye, teksa po ktheheshin nga plazhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095179080963135
array(1) { ["section"]=> string(96) "vrasjet-e-fundit-ne-elbasan-forcat-speciale-kontrolle-blic-shoqerohen-disa-persona-detaje-215672" }