Vrasjet në Durrës, sa para kishin me vete viktimat, kush ishin dy femrat që takuan para atentatit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:36 26-04-2017 Vrasjet në Durrës, sa para kishin me vete viktimat, kush ishin dy femrat që takuan para atentatit

Pas atentatit ndaj ish-shefit të krimeve Ervin Dalipaj dhe mikut të tij, Juxhin Dautaj në autostradën Tiranë-Durrës vazhdojnë të zbardhen detaje të reja.

Sipas të dhënave më të fundit, të dy viktimat kishin me vete 7 mijë euro, ku 2 mijë prej tyre i kishte Juxhin Dautaj. Mësohet se para atentatit, makina e viktimave është ndaluar tek një karburant, ndërsa janë takuar me dy vajza që udhëtonin me një automjet tip “Smart”.

Ky detaj është verifikuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa makina e autorëve nuk është kapur pamjet e sekuestruara. Aktualisht policia po punon instensivisht për të identifikuar dy vajzat që u takuan pak para vrasjes me dy viktimat, që udhëtonin me makinën tip "Audi".

Gjithashtu, në makinën e tyre pas kontrollit nga policia është gjetur një armë zjarri me 8 fishekë, ndërsa mendohet se autorët janë profesionistë dhe me pagesë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen gazetari dhe pedagogu vlonjat pas vizitës së Ramës: 6 të vdekur! Historike!
Veliaj: Kthehemi me një premtim të mbajtur, ftoj qytetarët të jenë korrektë me faturat e ujit, po reduktojmë përdorimin e qeseve »
Article Logic
Execution time: 0.013169050216675
array(1) { ["section"]=> string(101) "vrasjet-ne-durres-sa-para-kishin-me-vete-viktimat-kush-ishin-dy-femrat-qe-takuan-para-atentatit-76483" }