Vrasjet në Durrës, Salianji akuzon Ramën: Bandat të lidhura me PS-në, menaxhimi i situatës është skandaloz

Publikuar tek: politike, më 13:48 28-04-2020 Vrasjet në Durrës, Salianji akuzon Ramën: Bandat të lidhura me PS-në, menaxhimi i situatës është skandaloz Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka foluar në një komunikim live në Skype për vrasjet e bujshmeqë ndodhën dje në Durrës.

Salianji thotë se ekzekutimet kanë ardhur nga banda që janë të lidhura me PS-në, madje mund të kenë lidhje edhe me vetë ramën.

“Rasti i kapjes së Bilbilit në Tiranë tregon se krimi është nëpër këmbë. Edhe vrasjet e vetë-vrasjet e djeshme, treguan se në këtë vend, nëse do që të respektosh rregullat, futesh në burg, kontrollohesh me policë që fotografohen në mjedise boshe, ndërsa nëse ke ndërmend të shpërndash drogë dhe t’ju shërbesh kapove të qeverive, bëj vrasje në ditën për diell dhe mesa duket nuk ka kontrolle, sepse ka akte propagandistike.

Krimi i organizuar apo vrasjet e kryera nuk janë episodike, por mafioze. Janë vrasje që vijnë pas disa përplasjeve e për kontrolle të territoreve. Nëse ti del merr ajër burgosesh, nëse vret, je i lirë. Janë banda që kanë lidhje me PS, me ish kryebashkiakun e Durrësit apo edhe Ramën. Në BILD u bënë publike sesi Ramës i premtohej vota nga këta banda”, tha Salianji.

Ish-deputeti ka folur edhe për situatën e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë, duke u shprehur se menaxhimi është skandaloz.

“Masat e marra, ushtria e policia të nxjerra në rrugë duan të krijojnë frikë. Policia do na kishte pra territorin nën këmbë, derisa bëhen krime, tregon se nuk merret asnjë masë reale. Nuk është se mungojnë ligjet për të dënuar kriminelët, por duhet vullnet. Rama vjedh e zhvat qytetarët. Menaxhimi më duket skandaloz. Mua më duket se Rama do të zhvasë qytetarët me oligarkët që janë pas tij", tha ai për News24.

"Ndihmat janë të pamjaftueshme. Duhej që të dërgoheshin para të gatshme tek qytetarët ose bono. Paratë të shpërndaheshin tek qytetarët e jo tek PPP e biznesmenët afër Ramës. Opozita vetëm funksionon sot e nuk funksionon asnjë institucion tjetër për këtë situatë. Po ashtu ne kemi thënë se duhen teste masive, për të parë kush ka koronavirus, që të izolohet dhe kështu dimë kush janë pacientët e prekur e me pas ta ndalim fenomenin”, u shpreh Salianji.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama flet për ‘luftën’ me Metën: Ka pasur vetëm një moment, pastaj ia tregova vendin... (E PLOTË)
‘Shqipëria i vetmi vend pa kurbë’, Vasili akuza qeverisë: Nuk flasin ekspertët por flet kryeministri »
Article Logic
Execution time: 0.01068902015686
array(1) { ["section"]=> string(110) "vrasjet-ne-durres-salianji-akuzon-ramen-bandat-te-lidhura-me-ps-ne-menaxhimi-i-situates-eshte-skandaloz-204350" }