Vrau 3 vajzat e saj në Itali, nëna shqiptare fiton liri të pjesshme

Publikuar tek: bota, më 14:27 25-06-2019 Vrau 3 vajzat e saj në Itali, nëna shqiptare fiton liri të pjesshme

Kanë kaluar thuajse 5 vite që nga marsi i vitit 2014 kur Edlira Çopa, një nënë me origjinë shqiptare, vrau 3 vajzat e saj të mitura në Itali.

Sot ajo fiton lirinë, ndonëse jo liri të plotë.

Sipas mediave italiane, Çopa përfundoi programin e saj të rehabilitimit në ish-spitalin psikiatrik në Castiglione delle Stiviere dhe më 1 qershor është kthyer në gjysmë liri, e strehuar në një strukture të mbrojtur në krahinën e Leços.

Kujtojmë se Çopa, tashmë 42 vjeç, në mars të vitit 2014 vrau me thikë në shtëpinë e tyre në Bergamo, Simonën 13 vjeçe, Keisin 10 vjeçe dhe Sidny vetëm 3 vjeçe. Menjëherë pas ngjarjes tragjike ajo tentoi të vriste edhe veten duke u përpjekur të hidhej nga shkallët por u ndalua nga karabinierët.

Më herët u bë me dije se Edlira kishte probleme ekonomike që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, çfarë e shtyu të kryente aktin makabër me pretendimin se nuk donte që vajzat e saj të vuanin.

Ajo u diagnostifikua nga ekspertiza si krejtësisht e paaftë ndaj dhe u dërgua për rehabilitm në spital psikiatrik në Itali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10775685310364
array(1) { ["section"]=> string(73) "vrau-3-vajzat-e-saj-ne-itali-nena-shqiptare-fiton-liri-te-pjesshme-169694" }