Vrau 4 policë në Paris, flet bashkëshortja e agresorit: Kaloi një krizë mendore, një natë më parë dëgjonte zëra

Publikuar tek: bota, më 12:12 04-10-2019 Vrau 4 policë në Paris, flet bashkëshortja e agresorit: Kaloi një krizë mendore, një natë më parë dëgjonte zëra

Ditën e djeshme, Franca u trondit nga një ngjarje e rëndë ku katër policë mbetën të vdekur.

Ndërkohë, sot kanë dalë detaje të reja mbi arsyet se përse agresori qëlloi mbi katër kolegët e tij.

Bashkëshortja e aautorit që vrau katër kolegët e tij të forcave policore në Paris, tregoi se ky i fundit kaloi një moment psikotik, ishte jokoherent dhe një natë përpara sulmit dëgjoi zëra në kokën e tij.

45-vjeçari Mickael Harpon, u qëllua për vdekje nga policia gjatë ngjarjes. Ndërkohë, zyrtarët francezë po përpiqen të gjejnë një motiv për vrasjen. 

Bashkëshortja e tij ndodhet në paraburgim, edhe pse prokuroria thotë se ajo nuk është e akuzuar. Megjithatë, zyrtarët e sindikatës policore kanë sygjeruar faktin se Harpon mund të ketë qënë i përfshirë në një mosmarrëveshje pune. 

Gruja e tij është shprehur se ai kishte disa mosmarrëveshje me pronarin dhe ndihej sikur puna e tij nuk vlerësohej. Gjithashtu, duhet thënë se Harpon ishte 70% i shurdhët. 

Mickael Harpon ishte punonjës IT-je në policinë e Parisit dhe fillimisht hyri në dy zyrat e stacionit policor kryesor të Parisit duke goditur me thikë 3 oficerë policie dhe më pas goditi me thikë dhe 2 gra.

Sipas raportimeve, ai ishte konvertuar në mysliman 18 muaj më parë, dhe së fundmi kishte ndaluar së foluri me koleget e tij femra në zyrë.

Por zëdhënsja e qeverisë tha se nuk kishte shenja që ai të ishte i radikalizuar përpara sulmit.

Vrasja erdhi një ditë pasi policia e vendit kishte dalë në grevë, për shkak të rritjes së dhunës kundër oficerëve.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01206111907959
array(1) { ["section"]=> string(115) "vrau-4-police-ne-paris-flet-bashkeshortja-e-agresorit-kaloi-nje-krize-mendore-nje-nate-me-pare-degjonte-zera-180782" }