Vrau 4 veta në 2014-ën, të tjera vite BURG për Kostandin Xhuvanin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 07-12-2019 Vrau 4 veta në 2014-ën, të tjera vite BURG për Kostandin Xhuvanin Kostandin Xhuvani në sallën e gjyqit

Kostandin Xhuvani u dënua me 35 vite burg në vitin 2015-të, për vrasjen e katërfishtë që ndodhi në Tiranë në nëntor të 2014-ës. 

Por Gjykata e Gjirokastrës, i shtoi edhe 4 vite të tjera, duke e çuar në 39 vite heqje lirie, dënimin që ai ka për të shlyer.

Mbi Xhuvanin tashmë, rëndon edhe akuza e 'Armëmbajtjes pa leje'.

Vrasja e 4 vetëve në Tiranë me autor Xhuvanin, ishte ajo që riktheu në në skenë historinë e kanosjes në Gjirokastër në prill 2014. Kjo dosje penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga prokuroria, por këtë herë pas verifikimeve të imtësishme, prokuroria ka arritur të zbulojë të gjithë kronologjinë e këtij krimi të ndodhur në Gjirokastër.

Ndërkaq, togat e zeza të Gjirokastrës kanë dënuar me 1.5 vite burg edhe Kujtim Budanin, ish-infermierin e Spitalit Psikiatrik në Elbasan, i akuzuar për 'Falsifikim dokumentesh'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01000714302063
array(1) { ["section"]=> string(71) "vrau-4-veta-ne-2014-en-te-tjera-vite-burg-per-kostandin-xhuvanin-188678" }