Vrau 46 vjeçarin afro-amerikan, ish-Miss Minesota i kërkon divorcin policit në SHBA

Publikuar tek: bota, më 13:22 30-05-2020 Vrau 46 vjeçarin afro-amerikan, ish-Miss Minesota i kërkon divorcin policit në SHBA

Derek Chauvin, efektivi i cili vrau 46 vjeçarin afro-amerikan George Floyd është braktisur nga bashkëshortja e tij.

Bashkëshortja e policit është Kellie Chauvin, ish-miss Minnesota.

Lajmin e  divorcit e ka bërë me dije avokati i Kellie Chauvin, i cili është shprehur se ajo ndihet e shkatërruar nga vdekja e afro-amerikanit.

“Fola me Kellie Chauvin dhe familjen e saj sot. Ajo është shkatërruar nga vdekja e Floyd. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjen e viktimës, për të dashurit e tij dhe për të gjithë ata që vuajnë nga kjo tragjedi,” tha avokati.

Sakaq, avokati ka shtuar se ish-Missi ka kërkuar siguri për familjen e saj.

Kujtojmë që efektivi i policisë Derek Chauvin arrestoi 46 vjeçarin dhe më pas i vendosi gjurin në pjesën e qafës, veprim ky që ka bërë që 46 vjeçari të mos mbushej dot me frymë, duke sjellë edhe vdekjen e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095350742340088
array(1) { ["section"]=> string(89) "vrau-46-vjecarin-afro-amerikan-ish-miss-minesota-i-kerkon-divorcin-policit-ne-shba-208405" }