Një gjykatë angleze ka dënuar emigrantin shqiptar Hysni Avdyli pas shpalljes fajtor për vrasjen e një bashkëatdhetari në 16 Prill të 2015-ës.
44 vjeçari Hysni Avdyli, qëlloi me thikë në gjoks 34 vjeçarin shqiptar Asim Marku në ambientet e restorant Dolce Vita në Lea Bridge Road në Leyton, pas një konflikti verbal rreth tre orë para veprimit fatal.
Prokurori i çështjes tha se dënimi di mund të shërbejë sado pak si lehtësim për bashkëshorten e viktimës dhe vajzës e cila ishte vetëm 5 muajshe kur ndodhi ngjarja. Familja e Asimit kishte vetëm pak muaj që kishin shkuar në Angli.