Fitnete Mehmeti që vrau bashkëshortin pas një sherri mes tyre në Itali është dënuar nga gjykata me 14 vjet burg. Mehmeti vrau 73-vjeçarin Mario Manco me thikë në qytetin e e Melisanos afër Leçes.
Pas vrasjes së të shoqit më 21 korrik 2012, Mehmeti tentoi të vriste edhe veten duke prerë damarët por fatmirësisht u shpëtua në kohë nga mjekët.
Gjykata e Apelit e dënoi Fitneten me 14 vjet burg pasi komisioni mjekësor e deklaroi atë pjesërisht të papërgjegjshme mendërisht për krimin që kishte kryer duke mos qenë koshiente për pasojat. Fitnetja do vuajë dënimin në burgun për femra të Bagnolos.