Vrau burrin dhe vjehrrën, flet nusja Hysnie Hoxhallari: Unë vetëm dogja shtëpinë

Publikuar tek: barometri, më 08:27 02-03-2018 Vrau burrin dhe vjehrrën, flet nusja Hysnie Hoxhallari: Unë vetëm dogja shtëpinë

Zbardhet dëshmia e Hysnie Hoxhallarit, nusja 32-vjeçare nga Vlora e cila në janar të këtij viti në bashkëpunim me të dashurin e saj 26 vjeç vrau burrin dhe vjehrrën në lagjen "24 maji".

Pas vrasjes, dy të rinjtë i vunë flakën shtëpisë me qëllim fshehjen e provave dhe që ngjarja të duket si aksidentale. 

News 24 zbardh dëshminë e nuses ku pranon se është pjesë e vrasjes, por aktin e ka kryer i dashuri i saj me të cilin kishte patur një lidhje intime , Kasëm Pirjasi.

“Vrasjen me sëpatë e kreu Kasëmi, unë vetëm i vura flakën shtëpisë”, mësohet të ketë deklaruar Hoxhallari.

Sipas policisë, për këtë ngjarje po hetohen edhe persona të tjerë si bashkëpunues. Kjo pasi, menjëherë pas vrasjes i riu është larguar gjatë natës me një makinë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është personi që e ndihmoi Kasëm Pirjasin të largohet.

Ndërkohë, të rinjtë u zbuluan nga policia si autorë të krimit pas përgjigmeve pas ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015619993209839
array(1) { ["section"]=> string(85) "vrau-burrin-dhe-vjehrren-flet-nusja-hysnie-hoxhallari-une-vetem-dogja-shtepine-111958" }