Vrau dhe hodhi në pyll trupin e Besnik Metajt, ekstradohet shqiptari i rrezikshëm i lidhur me ‘Ndrangheta’ (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:32 03-12-2020 Vrau dhe hodhi në pyll trupin e Besnik Metajt, ekstradohet shqiptari i rrezikshëm i lidhur me ‘Ndrangheta’ (DETAJE) Besnik Metaj i vrarë në vitin 2017

Një 42-vjeçar shqiptar u ekstradua nga Gjermania në Itali, pasi akuzohet bashkë me një shqiptar tjetër për vrasjen e Besnik Metaj, 45 vjeç. Trupi i viktimës u gjet në pyjet Cornizzolo në prill 2017.

Ekstradimi i shqiptarit, i cili ishte arrestuar edhe për trafik droge, është bërë dje në mbrëmje. Në qershor të këtij viti, është arrestuar edhe një shqiptar tjetër i akuzuar për vrasjen.

Kthimi në Itali i personit të arrestuar mbyll kështu hetimet e karabinierëve të Comos. Pas hetimeve të njëpasnjëshme u bë e mundur nxjerrja e një kufome mashkull, krejtësisht i zhveshur dhe në një gjendje të përparuar dekompozimi, i cili kishte vrima në kokë të shkaktuara nga armët e zjarrit.  Sipas karabinierëve, bëhej fjalë për “një ekzekutim”.

Kontrollet e gjurmëve të gishtave lejuan identifikimin e tij dhe fillimin e hetimeve, nga ku më pas u bë i mundur gjurmimi i dy shqiptarëve.  Zhdukja e viktimës u raportua në polici nga vëllai i tij më 29 mars 2017, i cili nuk kishte asnjë lajm për të që nga 5 marsi i atij viti.

Policia vijoi hetimet dhe nga ajo që doli, Metaj u vra dhe u varros në pyll pasi i kishte kërkuar njërit prej dy bashkatdhetarëve një pagesë që lidhje me shitjen e sasive të mëdha të drogës, veçanërisht kokainë dhe marijuanë nga Shqipëria.

Hetimet bënë të mundur konstatimin e lidhjes midis grupeve kriminale shqiptare midis Venetos dhe Lombardisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeku Drini Dobi në gjendje të rëndë, gazetarja: Ka nevojë urgjente për kurim jashtë vendit
Elvis Naçi jep lajmin e mirë: Elifi e vogël me tumor në kokë u operua me sukses, lotët e një nëne morën tjetër shpresë   »
Article Logic
Execution time: 0.010621070861816
array(1) { ["section"]=> string(117) "vrau-dhe-hodhi-ne-pyll-trupin-e-besnik-metajt-ekstradohet-shqiptari-i-rrezikshem-i-lidhur-me-ndrangheta-detaje-230079" }