Vrau dhe murosi shqiptarin Astrit Lamaj, jepet vendimi për italianen; policia zbardh motivet e krimit makabër

Publikuar tek: rajon, më 20:00 26-11-2020 Vrau dhe murosi shqiptarin Astrit Lamaj, jepet vendimi për italianen; policia zbardh motivet e krimit makabër Momenti kur gjendet i murosur trupi i shqiptarit

Një ngjarje e rëndë u zbulua në janar të vitit të kaluar, ku në një rezidencë luksoze në Senago u zbulua skeleti i murosur i një njeriu.

Për krimin e ndodhur në vitin 2013, Carmela Sciaçhitano, 65-vjeçe, ish-e dashuruara e viktimës, Astrit Lamaj, u dënua me 30 vjet burg

Shtetasi shqiptar ishte 42 vjeç kur u mbyt në një vilë në Muggiò, në zonën e Monzës dhe më pas u muros në një rezidencës luksoze në ndërtim asokohe. Trupi i pajetë u gjet gjashtë vjet më vonë, falë deklaratave të një bashkëpunëtori të drejtësisë.

Dënimi iu dha sot me gojë nga gjykatësi, shtetases italiane. Përveç saj, gjykata dënoi edhe vëllezërit Angelo dhe Carmelo Arlotta, përkatësisht me 24 dhe 14 vjet burg.

Gruaja, sipas prokurorit Rosario Ferracane, porositi vrasjen e ish-it të saj për ta “ndëshkuar” për ndërprerjen e marrëdhënies së tyre romantike dhe për shkak se dyshonte se ai e kishte vjedhur në të kaluarën, shkruan “Corriere”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjike, 29-vjeçarja shqiptare ndërron jetë nga koronavirusi, ishte 7-muajshme shtatzënë; fëmija nuk mbijetoi
»
Article Logic
Execution time: 0.011635065078735
array(1) { ["section"]=> string(114) "vrau-dhe-murosi-shqiptarin-astrit-lamaj-jepet-vendimi-per-italianen-policia-zbardh-motivet-e-krimit-makaber-229247" }