Denis Zaka ka pranuar krimin para gjykatës se është ai autori i vrasjes së kushuririt të tij, Vladimir Murrizi.
Pasi ka pranuar krimin, përballë provave të forta, prokuroria ka kërkuar për Zakën dënim të përjetshëm.
Zak aka deklaruar momentet kur ka kryer krimin dhe si ka tentuar ta mbulojë. Ai tha se fillimisht e ka goditur 25 herë me thikë në fyt dhe në zemër dhe më pas e ka groposur në të një përroi. Vrasja ka ardhur pas një konflikti për moralin e gruas së viktimës. Më pas, kur ka ardhur në Shqipëri Zaka bërë denoncim për zhdukjen e kushuririt, por pas deklaratave kontradiktore që ka dhënë në polici, ai është vënë në dyshim. Pas hetimeve ka rezultuar se kushuriri i cili e deklaroi të humbur është autori i vrasjes.