Vrau fqinjin dhe përdori identitet të rremë, arrestohet autori i cili kërkohej prej 22 vitesh (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:03 10-04-2017 Vrau fqinjin dhe përdori identitet të rremë, arrestohet autori i cili kërkohej prej 22 vitesh (EMRI)

Kërkohej prej 22 vitesh për vrasjen e fqinjit, policia ka arrestuar 46 vjeçarin Vladimir Kamberaj nga Vlora.

Policia ka finalizuar me sukses Operacionin për kapjen e autorit të një vrasje të ndodhur në vitin 1995, për të cilën është dënuar me 17 vite burg.

Bëhet fjalë për shtetasin Vladimir Kamberaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në dalje të qytetit të Vlorës.

Ky shtetas kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 Nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka kryer veprën penale të "Vrasjes" pasi ka vrarë me "koster" fqinjin e tij,  shtetasin D.B., për motive pronësie.

 Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas për t'iu fshehur drejtësisë shqiptare, ka perdorur edhe identitetin tjetër si: Arqile Muçi.

Po kryhen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mëngjes tronditës në Vlorë, policia zbulon një tjetër krim
17-vjeçarja largohet nga shtëpia dhe nuk kthehet më, nëna e alarmuar i drejtohet policisë »
Article Logic
Execution time: 0.011005163192749
array(1) { ["section"]=> string(103) "vrau-fqinjin-dhe-perdori-identitet-te-rreme-arrestohet-autori-i-cili-kerkohej-prej-22-vitesh-emri-74664" }