Vrau gjyshen dhe veten, Policia: Ersidi në depresion pas kthimit nga Gjermania

Publikuar tek: aktualitet, më 20:28 04-04-2017 Vrau gjyshen dhe veten, Policia: Ersidi në depresion pas kthimit nga Gjermania

Policia e Durrësit konfirmon zyrtarisht se vrasja e të moshuarës Hurme Çurri është kryer nga nipi i saj, 23 vjeçari Ersid Çurri, i cili më pas ka kryer vetëvrasje me armë zjarri automatike.

“Nga tërësia e veprimeve të para hetimore procedurale, si qyrja e vendit të ngjarjes , kqyrja e  kufomave, marrja e deklarimeve familjareve të viktimave, bazuar edhe në mekanizmin e ndodhjes së ngjarjes, dyshohet se viktima Irsid Çurri, në kushtet e depresionit,  fillimisht  ka vrarë me armë zjarri gjyshen e tij,  shtetasen Hurme Çurri dhe me pas është vetëvrarë me armën e zjarrit automatike”, sqaron policia në komunikatë.

Shtetasi Irsid Çurri ka qenë më parë i dënuar për vrasje, kryer në vitin 2010.

“Nga kryerja e veprimeve procedurale  ka rezultuar se viktima, shtetasi Irsid Çurri pas kthimit të tij nga Gjermania ka shfaqur shenja të depresionit. Gjithashtu banesa e viktimave ka qenë e mbyllur nga brenda. Nga këqyrja e kufomave nuk janë evidentuar shenja dhune”, thuhet më tej.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 minuta në lagjen Nr.9 të qytetit bregdetar në katin e dytë të banesës, ku në dhomën e gjumit janë gjetur të vrarë 80 vjeçarja dhe 23 vjeçari.

“Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19  copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe 10 copë fishekë të pa plasur  model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 fishek, i cili u gjend brenda folesë  së fishekut  në armën e zjarrit automatike”, sqaron policia.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kryerjes së  veprimeve të tjera  procedurale ka asistuar  Prokurori  i gatshëm i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Do të ta copëtoj fytyrën, të pres kokën”, 25-vjeçari tmerron ish të dashurën pas ndarjes
Investigimi: Si abuzohet me abone studenti në tregun e zi »
Article Logic
Execution time: 0.0097661018371582
array(1) { ["section"]=> string(82) "vrau-gjyshen-dhe-veten-policia-ersidi-ne-depresion-pas-kthimit-nga-gjermania-74117" }