Do të dalë nesër para Gjykatës Gazmend Musta, autori i vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Ballsh.
Musta do të njihet me vendimin e Gjykatës ditën e nesërme në orën 10:00.
Kujtojmë se dje rreth orës 17:00, Gazmend Musta vrau me thikë gruan e tij Gentiana Caushaj 31 vjeç dhe motrën e saj Merisa Caushaj 18 vjeç.
Vrasja e dyfishtë ka ndodhur pas një debati mes bashkëshortëve pasi gruaja kërkonte të shkonte tek prindërit e saj, ndërkohë që dyshohet se autori ishte kthyer i dehur në shtëpi pasi kishte qenë në fshatin e tij Drenovë për festa.
Kunatën e tij e kishte gjetur në shtëpi, pasi ajo kishte ardhur të merrte të motrën dhe dy fëmijët e vegjël.
Ajo ç' ka e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është se vrasja ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur.