Zbardhet dëshmia e Gazmend Mustës, autorit të vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Ballsh.
34 vjeçari është shprehur se vrasja nuk ndodhi për shkaqe xhelozie.
"Ajo më kërkoi të shkonte te prindërit por nuk e lejova gruan pasi nuk kisha marrëdhënie të mira me vjehrrin", është shprehur Musta, sipas Report Tv.
Gjithashtu mësohet se 34-vjeçari ishte kthyer i dehur në shtëpi pasi kishte qenë në fshtine tij Drenovë për festa.
Gazmend Musta qëlloi për vdekje gruan e tij Gentiana Caushaj 31 vjeç dhe motrën e saj Merisa Caushaj 18 vjeç.
Vrasja e dyfishtë ka ndodhur pas një debati mes bashkëshortëve pasi gruaja kërkonte të shkonte tek prindërit e saj.
Kunatën e tij e kishte gjetur në shtëpi, pasi ajo kishte ardhur të merrte të motrën dhe dy fëmijët e vegjël.
Ajo ç' ka e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është se vrasja ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur.