Vrau gruan me armën e shërbimit, kush është gardisti Alket Arapaj (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:29 12-02-2019 Vrau gruan me armën e shërbimit, kush është gardisti Alket Arapaj (FOTO) Autori dhe viktima

Ky që shihni në foto është gardisti Alket Arapaj, i cili mëngjesin e sotëm vrau gruan me armën e shërbimit.

Burime nga policia bënë me dije se 44-vjecari vrau në banesën e tyre në zonën e Alliasit bashkëshorten, 36-vjeçare Ervilma Seferaj.

Mësohet se Arapaj njihej për sjellje të mirë dhe predikues i fesë islame.  

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në baneswn e çiftit. Policia pasi ka mbërritur në vendgjarje ka arrestuar në flagrancë, 44-vjeçarin. Ndërsa ende mbeten mister motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Çifti kishin bashkë një fëmijë.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

autori.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019423961639404
array(1) { ["section"]=> string(76) "vrau-gruan-me-armen-e-sherbimit-kush-eshte-gardisti-alket-arapaj-foto-152456" }