Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra pranë liqenit të Sharrës, dënohet me burg përjetë Dashamir Xhepa (HISTORIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:20 21-01-2021 Vrau kunatën dhe e hodhi në ferra pranë liqenit të Sharrës, dënohet me burg përjetë Dashamir Xhepa (HISTORIA) Fotomontazh/ Vendngjarja, Lirije dhe Dashamir Xhepa

Dashamir Xhepa, personi që vrau gruan e vëllait për motive xhelozie Lirije Xhepën, është dënuar sot nga Gjykata me burgim të përjetshëm.

Krimi makabër ndodhi në 14 shkurt të 2019-ës, kur nëna e katër fëmijëve u vra me armë zjarri nga Dashamir Xhepa, i cili më pas e hodhi trupin e pajetë në ferrat e një prej kodrave në liqenin e Sharrës.

Dashamir Xhepa u arrestua pak ditë më pas teksa po qëndronte në një hotel në Peshkopi. Më herët ishte Prokuroria që kërkoi burgim të përjetshëm, ndërkohë vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës.

Vrasja u konsiderua si krim pasioni, dhe Dashamiri mendohet se e vrau kunatën pasi ishte xheloz për të, duke qenë se bashkë kishin dhe një lidhje intime, ndërkohë që burri i saj ishte jashtë-shtetit.

Lexo edhe: ZBARDHET VRASJA e Lirie Xhepës që u gjet mes shkurreve në Tiranë, ARRESTOHET pas 2 javësh kunati, në pranga edhe bashkëpunëtori

Lexo edhe: Vrasja e Lirie Xhepës në 2019, djali 'kërcënon' xhaxhain në gjyq: Po u dënove shpëton, unë të dua jashtë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet gazetari i plagosur në 21 Janar, Mahmutaj: Shpallja e viktimave ‘Dëshmor i Atdheut’ show i radhës i qeverisë
Përfundon shkolla e parë në Durrës e financuar nga donatorët evropianë, Ahmetaj: Gati për të mirëpritur 1370 nxënës në ambientet e reja (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011201143264771
array(1) { ["section"]=> string(113) "vrau-kunaten-dhe-e-hodhi-ne-ferra-prane-liqenit-te-sharres-denohet-me-burg-perjete-dashamir-xhepa-historia-235860" }